Mëngjesin e sotëm, notarja Tamara Potocka, u shemb buzë pishinës pas një gare kualifikuese të 200 metrave të përziera individuale për femra, në Lojërat Olimpike të Parisit dhe iu dha ndihma e parë, teksa më pas u dërgua me barelë në spital.
Potocka nga Sllovakia, u pa me një maskë oksigjeni teksa u dërgua për ndihmë mjekësore.
Personali mjekësor në pishinë tha se ajo ishte e vetëdijshme.
Sportistja u rrëzua pak pasi doli nga uji dhe pothuajse menjëherë u rrethua nga mjekët, të cilët e vendosën atë në një barelë pas rreth një minute dhe e ngritën nga zona e pishinës.
Sa për garën, ajo përfundoi e shtata në baterinë e saj në një kohë 2 minuta e 14 sekonda.