Zjarri në Shëngjin merr përmasa të frikshme, evakuohen turistët dhe banorët (VIDEO)

Situata e zjarreve në zonën e Shëngjinit është përkeqësuar gjatë natës, pasi flakët kanë rrezikuar edhe shumë banesa, ndërsa janë evakuuar disa familje.

Mësohet se në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe ministri Taulant Balla, i cili po shkon nga afër situatën.

Edhe pse janë zhvendosur aty forca zjarrfikëse nga shumë bashki, Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura shtrirja e madhe e flakëve dhe era e fortë po rrezikojnë disa banesa.

Policia e Shtetit përmes Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe DVP Lezhë kanë evakuuar banorët gjatë natës.


Shtuar 30.07.2024 08:27