Skandali te Onkologjiku/ Gjykata lë në fuqi masat e sigurisë për mjekët, por ata kërkojnë të kthehen në punë

Këtë të mërkurë, Gjykata e Posaçme, ka lënë në fuqi masat e arrestit të vendosura më pare, lidhur me mjekët e Onkologjikut, të cilët bënin pazare me jetën e pacientëve me kancer.

Në gjykatën e posaçme, mjeket e spitalit tëOonkologjikut, i kanë kërkuar gjykatës që dosja më fjalë to kalojë për kompetencë ne prokurorinë e Tiranës, organ ky që nisi hetimet për skandalin më fjalë.

Sipas tyre, mëse kërkesa nuk pranohet të hetohen ne gjendje të lehtësuese dhe kthimin në punë.

Njëri prej tyre, ishte mjeku Edmond Gashi, i cili u shpreh se janë disa pacientë të cilët po presin për ndërhyrje dhe e kane të nevojshëm.

  1. Edmond Gashi, mjek – “Arrest shtëpie”
  2. Alketa Ymeri (Pere) mjeke – “Detyrim paraqitje”
  3. Brikena Qirjazi zv.drejtoreshë e QSUT “Detyrim paraqitje”
  4. Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut “Detyrim paraqitje”
  5. Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë, “Detyrim Paraqitje”
  6. Halil Gashi administrator i klinikës Megis –
  7. Florian Marku administrator farmacie – “Arrest shtëpie”.

 

 


Shtuar 24.07.2024 15:47