Nelson Hysa bën historinë, i 11 në botë në kategorinë WBO

Nelson Hysa bën historinë e boksit profesionist duke u ngjitur në vendin e 11-të në klasifikimin e ËBO dhe duke lënë pas vetes yje të ringut si Xhoi Xhojs.

Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, një boksier mban këtë pozicionin në boksin profesionist dhe ai është Nelson Hysa.

Kjo rritje galopante në klasifikimin botëror të boksit për boksierin shkodran, erdhi pas fitores për titullin e ËBO kundër gjermanit Torsten Fuks në Tiranë.


Shtuar 22.07.2024 14:30