Durrës/ Pësoi infarkt sapo hyri në det, ndërron jetë 73-vjeçari

Një 73-vjeçar ka humbur jetën sot në plazhin e Durrësit. Policia njofton se i moshuari ka pësuar infarkt, në momentin që ka rënë në kontakt me ujin.

Grupi hetimor ndodhet në terren.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasi M. D., 73 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, dyshohet se sapo ka rënë kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të mbytjes.


Shtuar 22.07.2024 13:48