Parashikimi i motit 22 Korrik 2024, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës së sotme

Shqipëria vijon nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta.

Orët e pasdites, do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajet verilindor dhe juglindor, duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu.

Të njëjtat kushte meteorologjike, do të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale, por vijojnë konstante maksimumet duke u luhatur nga 18°C vlera më e ulët, deri në 38°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det, duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.


Shtuar 22.07.2024 07:29