Një aksident ka ndodhur para pak minutash në hyrjen e spitalit “Nënë Tereza”, ku një makinë ka aksidentuar një motor. Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorrit.
Njoftohet si i plagosuri është nën kujdesin e mjekëve.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.06.2021, rreth orës 22:45, tek hyrja e spitalit “Nënë Tereza”, mjeti me drejtues shtetasin Xh. H., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin M. M., 23 vjeç. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.