Trajneri i ri i Barcelonës, Hansi Flick, gjatë intervistës që do të transmetohet të hënën në mediat zyrtare të katalanasve, ka folur për ciklin e ri që po nis, duke treguar karakteristikat që kërkon nga lojtarët që do t’i sjellë kjo seancë transferimi.
“Ne duhet të sjellim këtu lojtarë që mund të fitojnë ndeshje, por kemi gjithashtu lojtarë të rinj që duhet t’i ndihmojmë të përmirësohen”.
Më pas trajneri fokusohet te mjedisi që gjeti:
“Që nga dita e parë ndjeva pasionin që kanë njerëzit. Tifozët, presidenti, të gjithë. Ata që punojnë këtu kanë të njëjtin pasion për Barçën. Përkushtimi për të dhënë më të mirën për dhe kjo është gjithashtu diçka e mrekullueshme për ne, sepse ne duam të jemi pjesë e këtij realiteti dhe të jetojmë këtë pasion dhe këtë përkushtim”.