Neymar baba për herë të tretë/ Ndan fotografi të vajzës

Neymar është bërë baba për herë të tretë. Nëna e fëmijës së tij të 3-të, është një modele braziliane, që prej disa kohësh ka qenë në një lidhje me lojtarin dhe madje ka qenë pranë tij pas operacionit në gju.

Modelja shoqëroi Neymar gjatë gjithë trajtimit të dëmtimit, i cili ndodhi në tetor në një ndeshje kundër Uruguait dhe po aty ndodhi ndodhi shtatzënia: gjatë kohës që ata kishin një lidhje, përfshirë edhe gjatë periudhës së rikuperimit të lojtarit nga dëmtimi i gjurit.

Sakaq Neymar ka mirëpritur në jetë fëmijën e

tretë që është një vajzë që e ka quajtur Helena.

E vogla erdhi në jetë nga lidhja e tij me modelen Amanda Kimberlly dhe lindi më 3 korrik, në São Paulo.


Shtuar 20.07.2024 23:45

Tags: ,