Babai harron fëmijën në makinë, foshnja asfiksohet dhe humb jetën

Një vajzë 1 vjeçare ka humbur jetën këtë të enjte në provincën e Venecias, Marcon në Itali.

Shkak i vdekjes së saj u bë i ati i cili e harroi mbyllur në makinë (në diell) për disa orë rresht.

Kur babai i vogëlushes u kthye në makinë, e gjeti pa ndenja. E mitura u dërgua menjëherë me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.


Shtuar 18.07.2024 18:02