EURO 2020/ Ukrainë – Maqedoni, Yarmolenko shpallet lojtari i ndeshjes (FOTO LAJM)

Futbollisti i Ukrainës, Andriy Yarmolenko është shpallur lojtari i ndeshjes, Ukraina – Maqedonia e Veriut.

Reprezentuesi ukrainas, Andriy Yarmolenko është shpallur nga UEFA lojtari më i mirë i takimit, Ukraina – Maqedonia e Veriut.

Yarmolenko pati një paraqitje fantastike ku me kontributin e tij në skuadër ai arriti të shkëlqejë. Yarmolenko ishte një rrezik konstant për Maqedoninë e Veriut, ai shënoi gol në min 29′ duke zhbllokuar rezultatin.

Ukrainës iu desh të vuajë në minutat e fundit nga Maqedonia e Veriut, por ata arritën të marrin pikët e plota nga “National Arena Bucharest” në Bukuresht.


Shtuar 17.06.2021 17:23