1000 pako të shpërndara në kontejnerët e bananeve, kapet rekord kokaine në Turqi

Një ton kokainë e fshehur në kontejnerë me banane është kapur së fundmi në Turqi. Sipas  ministrit turk të tregtisë, Mehmet Musa kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në vend.

Kokaina u kap në portin e Mersinit, në jug të Turqisë, në një anije të regjistruar në Liberi, e cila mbërriti në atë port nga Ekuadori, thuhet në njoftimin e zyrës së guvernatorit të Mersin.

Oficerët e doganave filluan operacionin pas një raporti se një anije që lundronte nga Ekuadori mbante një ton kokainë, shtoi deklarata.

Droga u shpërnda në 1000 pako të vendosura në kontejnerë me banane, raporton Hurriyet.

Vitin e kaluar, një sasi rekord narkotikësh u kap si pjesë e operacioneve anti-drogë në Turqi dhe u arrestua numri më i madh i të dyshuarve për trafik droge.


Shtuar 17.06.2021 17:14

Tags: ,