Bashkëshorti i Carolinës u mor me urgjencë me helikopter, Policia greke reagon për herë të parë

Ditën e sotme policia greke ka ndaluar në ceremoninë përkujtimore të Carolinës, bashkëshortin e saj Babis Anangnostopolos. U raportua se 32 vjeçari u shoqërua dhe do të japë shpjegime shtesë,lidhur me disa fragmente të ngjarjes që tronditi Greqinë në 11 dhe 12 majit,dhe u bë publike në gjithë botën.

Babais Anagnastopulos ,duhet të shpjegojë se kush hoqi kartat e kamerave të sigurisë që ndodheshin në banesë gjatë orëve pas krimit, por pa mbërritur e ende policia në banesë.

Drejtuesit e policisë greke në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat kanë sqaruar arsyet se përse piloti 32-vjeçar Babis Anagnostopulos u mor me urgjencë me helikopter për t’u pyetur lidhur me hetimet për vrasjen e bashkëshortes së tij, britanikes 20-vjeçare Carolina, në sy të foshnjës.

Një nga drejtuesit e policisë greke theksoi se piloti u mor me urgjencë pasi dhënat lidhur me hetimin nuk mund të presin.

“Ne pritëm që shërbimi përkujtimor të mbaronte dhe pastaj 32-vjeçari u transferua me helikopter, kjo mund të kishte ndodhur edhe dje. Burri 32-vjeçar i viktimës u transportua në Athinë nga Alonissos, në mënyrë që të merret në pyetje si i vetmi dëshmitar okular” tha ai për mediat.

Shtuar 17.06.2021 17:25