DJ Geek paralajmëron këngën e re, aludohet se i dedikohet Dafina Zeqirit?

Romanca e Dj Geek dhe Dafina Zeqirit, ka qenë një ndër më të komentuarat në showbiz-in shqiptar. Mirëpo çdo gjë mes tyre mori fund dhe së shpejti Dj Geek pritet të vijë me një projekt të ri për fansat, ku si rrallëherë është parë të publikojë projekte të reja.

Kështu të paktën ka njoftuar ndjekësit përmes rrjeteve sociale, me anë të një videoje që ka postuar.

Ai shfaqet me artistin gjilanas, Geskon, duke interpretuar një pjesë të këtij bashkëpunimi. “Na humbe, së shpejti”, ka shkruar ai.

Fansat kanë aluduar se kjo mund t’i jetë dedikuar ish-partneres së tij, Dafina Zeqirit.


Shtuar 15.07.2024 18:57