Vodhën mall me vlerë 12 mijë euro nga qendra tregtare,arrestohen dy shqiptarët në Selanik

Arrestohen dy shqiptarë në lindje të Selanikut në Greqi. Mësohet se dy 34-vjeçarët nga Shqipëria një burrë e një grua, kishin vjedhur mall me vlerë 12 mijë euro nga një qendër tregtare.
Dyshja u arrestuan mesditën e djeshme. Bëhet me dije nga mediat greke se në automjetin e autorëve janë gjetur dhe sekuestruar parfume, rroba, produkte kozmetike si dhe mallra sportive.
Gjithashtu autorëve u është gjetur dhe sekuestruar edhe shuma e parave prej 2205 eurosh si dhe automjeti i cili shërbente për transportimin e mallit të vjedhur.


Shtuar 15.07.2024 15:39