“Je bërë si Michael Jackson”, Efi Dhedhes nuk heziton t’i përgjigjet ndjekësit

Efi Dhedhes vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në media e shtypin rozë.

Ajo është tejet aktive edhe në rrjete sociale, ku shpesh ndan me fansat postime të ndryshme.
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania këtë herë i ka dhënë mundësi të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.

“Përse je bërë kaq e shpifur si Michael Jackson? Dukesh si burrë me rroba femre”, ka qenë një nga pyetjet që iu parashtrua.

Zeshkania nuk hezitoi të ndajë këtë me ndjekësit dhe të bëjë një lloj mimike në fytyrë.


Shtuar 15.07.2024 13:13

Tags: ,