Presidenti Begaj dënon sulmin ndaj Donald Trump: Dhuna politike nuk ka vend në demokraci

Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti i vendit Bajram Begaj, ka reaguar në lidhje me atentatin ndaj Donald Trump, në Pensilvani.

Begaj tha se dënon sulmin ndaj ish-presidentit Trump.

Gjithashtu, kreu i Shtetit u shpreh se dhuna politika nuk ka vend në demokraci.

“I trishtuar për atentatin ndaj Presidentit Donald Trump. I uroj Presidentit Trump një shërim të shpejtë dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të thella për humbjen e një jete të pafajshme Gjithashtu dënojmë sulmin dhe të gjitha format e dhunës politike, të cilat nuk kanë vend në demokraci”, shkruan Begaj


Shtuar 14.07.2024 09:31