Prokuroria e Posaçme ka lëshuar disa urdhër arreste në lidhje me hetimet që po zhvillohen për inceneratorin e Tiranës, ku mes tyre mësohet të jetë edhe një gazetar.
Deri tani mësohet se janë 8 urdhër arreste mes te cilëve, Dashamir Ymeraj, Denisa Tollkuçi, Renardo Nallbani, Ilir Dedja dhe gazetari E. H.
Urdhër-arreste janë lëshuar edhe për tre shtetas të huaj, por asnjeri prej tyre nuk është arrestuar deri më tani.
Kujtojmë se në gusht të 2023 Inceneratori i Tiranës u sekuestrua nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar