Iliria i drejtohet FSHF-së me shkresë, kundërshton gjykimin në humbjen ndaj Besës

Humbja 0 – 2 përballë Besës së Kavajës në javën e 5-të ka sjellë reagimin zyrtar të Ilirisë së Fushë-Krujës. Në publikimin më të fundit në rrjetet sociale, klubi ka njoftuar se i është drejtuar FSHF-së me një shkresë.

Skuadra që garon në Kategorinë e Parë kërkon reflektim lidhur me gjykimin, duke paraqitur pretendimet e saj për dy episode konkrete që, sipas klubit, mund të kishin ndryshuar rrjedhën e takimit.

Të lidhura

None found

Njëri prej rasteve të kundërshtuara lidhet me golin e Besës. Fushë-krujasit pretendojnë se kishte një pozicion të dukshëm jashtë loje, të cilin anësori Mario Shazivari nuk e sinjalizoi.

Iliria ngre gjithashtu shqetësimin për një penallti të padhënë gjatë pjesës së dytë. Sipas pretendimit të klubit, kontakti brenda zonës nuk u ndëshkua, ndonëse arbitri kryesor Kreshnik Cjapi ndodhej shumë pranë aksionit.


Shtuar më 13.10.2026 19:33