Dështoi për t’u futur në Kuvend me Jozefina Topallin, Rama mahnitet nga studentja ekselente: Mos ik!

Kryeministri Rama ka zhvilluar ditën e sotme sesionin e katërt online me aplikantët për “Gati për Shqipërinë”, me të rinjtë që bënë një prezantim të shkurtër të CV-së së tyre.

Ajo që ra në sy gjatë bisedës së Ramës me aplikantët ishte bashkëbisedimi me një vajzë të re e quajtur Sandra Xheleshi e cila jeton në Angli

Kryeministri Rama i tha 26 vjeçares se: Do bësh një takim me drejtoren time të kabinetit direkt meqë je këtu në Tiranë që të mos te të lëmë të ikësh. Do të lëmë një kontakt sot pasdite ose nesër.

26 vjeçarja nuk është një person i panjohur pasi në zgjedhjet e 25 prillit kandidoi për deputete nën siglen e partisë Lëvizja për ndryshim e organizuar nga Jozefina Topalli. Sandra Xheleshi ka kandiduar për deputete në siglën e Partisë Lëvizja për Ndryshim drejtuar nga Jozefina Topalli, në qarkun e Dibrës, shkruan Shqip.

Xheleshi ishte e para në listën e kandidatëve në qarkun e Dibrës por arriti të siguronte vetëm 154 vota


Shtuar 17.06.2021 14:38