Shpëtohet pushuesi në Lezhë, rrezikoi të mbytej në plazhin e Tales

Një person rreth 40 vjeç ka rrezikuar të mbytet pak minuta më parë në plazhin e Tales në Lezhë.

Falë pushuesëve, vrojtuesëve dhe punonjësve të lokaleve në afërsi të vendit ku ndodhi ngjarja është bërë e mundur nxjerrja nga deti i pushuesit.

Pas kësaj, ambulanca ka mbërritur menjëherë dhe është nisur drejt spitalit rajonal teksa gjendja shëndetësore thuhet të jetë e qëndrueshme.

Deti aktualisht ka dallgë, e pas këtij incidenti burime nga vendi i ngjarjes thonë se vrojtuesit po ju bëjnë thirrje pushuesve për të dalë në breg.


Shtuar 11.07.2024 18:50