Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, u është bashkuar homazheve në nder të shkrimtarit Ismail Kadare. Rama shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.
Në shenjë nderimi, Rama u përkul para arkëmortit ku qëndron trupi i pajetë i shkrimtarit me famë botërore, ndërsa la dhe një shënim në librin e kujtimeve.
Ndërkohë, në të njëjtën kohë, në homazhe i pranishëm ishte dhe presidenti Bajram Begaj.