U fut në lumë për t’u larë, humb jetën 22-vjeçari në fshatin Niçk

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malësinë e Madhe.

Një 22-vjeçar mr inicialet K. N., është futur për t’u larë në lumin Cen, e më pas humbi jetën.

Dyshohet se ka pësuar arrest kardiak në momentin që ka hyrë në lumë.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.


Shtuar 30.06.2024 23:27