Policia italiane ka bërë me dije të tjera detaje pas arrestimit të 4 shqiptarëve në Itali të cilët akuzohen për vjedhjen e banesave . Sipas mediave mes të arrestuarve përveç shqiptarëve ishte dhe një italian i cili ishte oficer policie prej 56 vitesh. Ish oficeri i burgut tashmë është arrestuar dhe shkarkuar nga pozicioni i punës.
Ata u bllokuan në Verona ndërsa ishin rrugës për të kaluar kufirin dhe për të arritur në Shqipëri. Gjithashtu janë raportuar edhe tre bashkëpunëtorë të tjerë, një burrë dhe një grua shqiptare si dhe një tjetër grua rumune. Gjatë grabitjeve të tyre ata kanë mbledhur një sende me vlerë totale të paktën 100 mijë euro.
Ata grabitën shtëpi kryesisht në Sartirana di Merate, por edhe në Imbersago, Montevecchia, Olginate, Calco, Valghegrentino, Garlate, Calolziocorte, Carenno dhe Villa d’Adda dhe në qytetin e provincave të Como dhe Bergamo.
Grabitja e fundit daton vetëm disa ditë më parë në periferi të Lecco, ku ata gjuajtën me gurë një nga viktimat që i zuri ata gjate grabitjes.