Zjarri në Shkodër/ Flet pronarja e banesës së djegur: Nuk erdhi prej shpërthimit të bombolës…

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Shkodrës, një banesë dykatëshe është djegur. Banesa ishte në pronësi të 51-vjeçares Luçije Kola, e cila ka hedhur poshtë pistën e ngritur nga policia se flakët kanë nisur pas shpërthimit të një bombole gazi që përdorej për gatim.

Gruaja akuzon komshiun e saj, duke u shprehur se ai saldon gjatë natës.

“Kemi një komshi këtu, do ketë plasur ndonjë oksigjen. Andej e ka bërë ndonjë masë korrenti. Nuk ka bërë asnjë zhurmë. Nuk ka plasur bombola, absolutisht jo. Ky (komshiu) na ka djegur shtëpinë. Çdo gjë është djegur. S’kemi ku të shkojmë. Kur ka rënë zjarri ka qenë burri në banesë. Kjo nuk është prej bombolës. E kemi prej një skizofreni që punon gjithë natën duke salduar. Është djegur çdo gjë, me lavatriçe, divane, rroba, çdo gjë”, u shpreh Kola.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 00:55, në lagjen “Skënderbjen:eg”, ka rënë zjarr në një banesë dykatëshe në pronësi të shtetasit L .T., 51 vjeç. Si pasojë janë përfshirë nga zjarri edhe tri banesa të tjera ngjitur me të, në pronësi të shtetasve T. K., L. K. dhe një banesë e pabanuar.

Zjarrfikësit, së bashku me Policinë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë evakuuar banorët dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.


Shtuar 26.06.2024 11:01