Mediat në Angli vazhdojnë të përdorin inteligjencën artificiale, për të parashikuar sezonin 2024/25 të Manchester United dhe ekipeve tjera.
AI parashikon që Djajtë e Kuq do të përfundojnë në vendin e katërt në Ligën Premier, duke siguruar një vend në Ligën e Kampionëve, me 75 pikë.
Megjithatë, ata parashikohen të jenë 15 pikë prapa kampionit të pesëfishtë, Manchester City, duke sugjeruar se nevojitet më shumë punë për t’u bërë pretendentë për titull.
Man United pritet të lëkundet në kupat e brendshme, duke humbur në gjysmëfinalen e FA Cup nga Man City dhe në finalen e Carabao Cup nga Liverpool, raporton ManchesterEveningNews.
Parashikimi i AI për Man United në 2024/25:
Premier League: Vendi i katërt
EFL Cup: Humbin finale kundër Liverpoolit
FA Cup: Humbin në gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt. /Telegrafi/