Gjykata e Posaçme, ka dënuar më 1 vit burg ish-kryebashkiaken e Libohovës Luiza Mandi, për vepren penale të shpërdorimit të detyrës.
Sipas informacionve, ish-kryebashkiakia e cila vijon të jetë në kërkim, ka kërkuar gjykim të shkurtuar për të cilën i është miratuar.
Përfundimisht, ajo so të vuaj vetëm 8 muaj burg.
Po ashtu, një tjeter kërkesë e depozituar është që dinimi i saj të komvertohet në shërbim prove, gjë për të cilën nuk është pranuar.
Hetimi ndaj saj erdhi pas një kallzimi të berë nga një qytetar, i cili pretendonte se në pronat e familjarëve të tij, Bashkia po zhvillon një projekt zgjerimi rruge.
Duke u njohur me këtë fakt, qytetari ka kontaktuar vetë me kryetaren e Bashkisë dhe përgjegjësin e Urbanistikës, ku e kanë sqaruar se pas përfundimit të projektit do të merreshin me riparimin e dëmeve të shkaktuara në tokat e tij, si dhe duke pastruar dherat dhe inertet që ishin hedhur.
Por gjatë përfundimit të punimeve prej kompanisë “Alba Konstruksion”, denoncuesi ka konstatuar se muri rrethues nuk ishte ndërtuar në cilësinë e duhur, por ishte shtrirë edhe në sipërfaqe të tjera të tokave në pronësi të tij.
Në këto kushte, Prokuroria e Posaçme, ka nisur punën në terren ku ka sekuestruar projektin në fjalë dhe është konstatuar se ishte cënuar prona e familjes nga Libohova.
Sipas shkresave, gjatë zhvillimit të projektit në fjalë nuk është zbatuar procedura e shpronësimit, çka ka sjellë dhe dëmin ekonomik të kallëzuesit, në një vlerë prej 362,480 lek.