Tirane- Gjykata Poscame e Apelit ka dënuar përfundimisht me 3 vite burg Lefter Allën ish kryebashkiaku i Bulqizës i cili u gjet fatjor për vepren penale të shkelje te barazisë në tendera dhe shpërndorim të deryrës.
Në aplikim të gjykimit të shkurtuar Alla përfundimisht do të vuaj dënimin me dy vite.
Vendimi nuk ndryshoi edhe për përsonat e tjerë të përfshirë. Konkretisht për ish nënkryetarën Enkeleda Lleshi që dënimini saj u konvertu në sherbim prove. Lirim më kusht përfituan edhe 4 ish punonjës të bashkisë të cilët nga SPAK akuzohen për shkelje të barazisë në tendera pasi ishin pjesë e komisionit të vlerësimit të ofertave.
Ndërkohë biznesmenët Aqif Konesha dhe Rasim Daci, si dhe punonjës të kompanisë, u dënuan nga gjykata për falsifikim dokumentesh me nga 1.6 deri në 1.9 vite burg.Lefter Alla i cili u arrestua me 15 Mars të një viti më parë akuzohet për se ka shpërduar detyrën në lidhjë më një tender me vlerë 3 mln euro.Ai dyshohet se nq bashkpunim më ish zyrtarqt e bashkisë favorizoi dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas punimet për ujësjellësin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është në administrimin e të afërmit të Allës, Aqif Konesha. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kishin ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’.