Fundjava për plazh, ja sa do të shënojë termometri të shtunën dhe të dielën

Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme dhe të nxehta.

Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.


Shtuar 7.06.2024 18:41

Tags: