Ushqimet që përmbajnë hudhër lënë disa nga aromat më të forta në gojë, e cila për shumë është mjaft e bezdisshme.
Ka disa mënyra për të hequr qafe erën e fortë të hudhrës, kështu që ju mund të zgjidhni zgjidhjen që është më e lehtë për ju në çdo rast.
Shikoni më poshtë pesë mënyra të thjeshta dhe të provuara:
- Shpëlajeni gojën me ujë dhe sodë buke dhe aroma do të zhduket menjëherë.
- Pini një gotë qumësht që neutralizon erën.
- Në një filxhan vodka hidhni 2 lugë kanellë. Me një lugë nga kjo përzierje lani gojën.
- Përtypni një gjethe majdanozi të freskët i cili është gjithashtu i pasur me kalcium.
- Hani një copë çokollatë të zezë e cila gjithashtu ka rezultate shumë të mira.