Aksident mes dy makinave në aksin rrugor “Pogradec-Drilon”, plagosen katër persona

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme rreth orës 19:12 në aksin rrugor “Pogradec-Drilon”.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta.

Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit dhe dy pasagjerë, jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesit e automjeteve do kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 1.06.2024 20:10