Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen në fustanin transparent shkëlqyes

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, po vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në media e shtypin rozë.

Bukuroshja, e cila numëron afro dy milionë njerëz vetëm në Instagram, është tejet aktive me postime.

Ajo së fundmi ka realizuar një fotosesion, në të cilin ka mahnitur me linjat trupore.

31-vjeçarja ka përzgjedhur një fustan të gjatë shkëlqyes ngjyrë gri, i cili është tërësisht transparent.

Dukjen e ka kompletuar me një gjerdan rreth qafës si dhe me një palë syze dielli.

 


Shtuar 29.05.2024 15:51