Mëngjesin e sotëm, në orën 06:30 një tërmet me magnitudë 3.9 është regjistruar në perëndim të Korfuzit.
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 34 kilometra në jug-jugperëndim të Othonit, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 6.8 kilometra.
Fatmirësisht, nga tërmeti nuk ka pasur raportime për dëme materiale apo në njerëz.
Kujtojmë që edhe në Itali, u regjistrua një tërmet.