“M’u ka bërë si drogë, nuk rri dot pa…”- Jul Deda zbulon se çfarë do të bëjë nëse fiton çmimin. Ja dëshira më e madhe e aktorit

Aktori Julian Deda është një ndër 5 finalistët e sezonit të tretë të “Big Brother VIP”, pretendent për të fituar çmimin e madh.

Gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi në “Big Brother Live nga Shtëpia”, Juli është vënë përballë disa pyetjeve.

“Nëse ti fiton ‘Big Brotherin’, çfarë ndodh me ty dhe jetën tënde pas 25 majit?” ishte një ndër pyetjet që iu drejtua aktorit.

Juli tregoi që nëse e fiton apo jo çmimin e madh, pas daljes nga “BBV” do të fillojë të mendojë për një projekt të tij televiziv, sepse tashmë bota e ekranit sic tha ai, i është bërë si drogë dhe nuk mundet të qëndrojë pa të.

“Si ta fitoj, si mos ta fitoj, mbas 25 majit do të filloj të mendoj për ndonjë projekt timin. Dua që mos të shkëputem nga televizioni. Kushto television të jetë, por bisedën e parë dua ta bëj me ‘Tch”. E kam shprehur me qindra herë, televizioni mu ka bërë si drogë, nuk rri dot pa të”– u shpreh Juli.


Shtuar 20.05.2024 13:17

Tags: , ,