Atentati i vitit 2020, ku u hodh në erë makina me të cilën udhëtonte Pren Gjini, Edison Reçi informohej nga zyrtari i policisë për lëvizjet e tij

Kanë dalë detaje të reja nga dosja e SPAK, ku janë goditur 7 grupe kriminale dhe janë arrestuar deri tani 20 perona nga 50 urdhër-arreste të lëshuara deri tani.

Është zbardhur atentati i vitit 2020, ku u hodh në erë në “Vasil Shanto” në Tiranë makina me të cilën udhëtonte Pren Gjini, i cili mbeti i plagosur rëndë në atë kohë. Në dosje thuhet se personi që kreu atentatin është nipi i Kastriot Reçit, Edison Reçi.

Gjithashtu në dosje theksohet se personi i cili informonte Reçin për të gjitha lëvizjet e Gjinit ishte Klodian Shahini, me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë e Lezhës.

“Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga shtetasi E.R. Ky shtetas me qëllim hakmarrje ka organizuar vrasjen e shtetasit P.Gj., ku në datën 15.09.2020, ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit me eksploziv të automjetit me të cilin udhëtonte. E.R., ka rekrutuar si pjesë të grupit shtetasit E.D., B.Xh. etj., të cilëve ju kishte premtuar një shumë të konsiderueshme parash me qëllim vrasjen e shtetasit P.Gj.

Shtetasi K.Sh., me detyrë me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë, Lezhë, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal ndihmonte shtetasin E.R., duke i dhënë informacion në lidhje me automjetet dhe hyrje-daljet e shtetasit P.Gj.”, thuhet në njoftimin e SPAK.


Shtuar 18.05.2024 16:53