Humb jetën në Durrës 83-vjeçarja norvegjeze

Një 83 vjecare nga norvegjia ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës.

Policia njofton se turistja me iniciale E.T ka shkuar rreth orës 20:00 për ndihmë mjekësore në spital.

Pavarësisht ndihmës së parë të dhënë nga personeli mjekësor, 83-vjeçarja ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale.

“Rreth orës 20:00, është dërguar për ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, shtetasja norvegjeze E. T., 83 vjeçe, banuese në Norvegji.

Pavarësisht ndihmës së parë të dhënë nga personeli mjekësor, 83-vjeçarja ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale”, njofton policia.

Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 83-vjeçares.


Shtuar 12.05.2024 22:19