Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditët e fundit qytetin e Shkodrës dhe jo vetëm, ku Alma Arrazi vendosi t’i jepte fund tragjikisht jetës duke u mbytur në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj.
Dyshohet se 39-vjeçarja ka vendosur që të flijohet së bashku me fëmijët për shkak të dhunës dhe tradhtisë bashkëshortore të partnerit të saj, Erdgys Arrazi.
Rreth kësaj ngjarje që ka tronditur mbarë opinionin publik, ka reaguar edhe këngëtari i njohur shkodran Luiz Ejlli.
Përmes një postimi në Instagram, ai i ka shprehur ngushëllimet familjes së viktimave, ndërsa thotë se organet kopetente duhet të zbardhin asryet që një nënë kreu vetevrasje së bashku me tre fëmijët e saj.
“E gjithë Shqipëria por sidomos shkodranët jemi të tronditur nga ngjarja e rëndë ku një nënë dhe 3 fëmijët e saj humbën jetën. Jam pyetur nga media të ndryshme për rastin në fjalë dhe përgjigja ime është kjo: ‘Organet kompetente janë ato që do të zbardhin arsyet dhe motivet që çuan atë grua deri në atë pikë sat i jepte fund jetës, duke marrë me vete edhe 3 fëmijët e saj. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjarët e tyre”, ka shkruar Luizi.