I ftuar sot në ‘Big Brother Radio’ ka qenë ish-konkurrenti i ‘BBV2’ dhe moderatori i njohur Ronaldo Sharka.
Ai ka analizuar lojën e disa banorëve të ‘BBV3’ dhe ka komentuar ngjarjet e ndodhura së fundmi në shtëpi.
Sigurisht një nga gjërat që u diskutua ishte fakti i finalistëve të këtij edicioni sipas tij. Ronaldo veçoi Françeskën, ku për lojën e saj pati këtë koment:
« E shoh potencial. Françeska është pak a shumë dhe do e krahasoja me Dea Mishelin e vitit të kaluar. Domethënë janë të dyja lojtare të ftohta, të kalkuluara, që studiojnë çdo lëvizje të banorëve në shtëpi. Sigurisht Dea nuk ishte kaq ngjitur banorëve, por Françeskës nuk i vë faj në fund të ditës, sepse u fut në një moment të lojës që banorët kushdo është futur pas datës 13 Janar i kanë vendosur në një farë forme bllok, sepse kanë dashur ta luajnë topin vetëm për vete. Dhe nuk i vë faj Liamit që është dashur të krijojë situata ekstreme për tu futur në lojë. Nuk i vë faj as Françeskës për këtë fjalën përndjekje. Dhe ta sqaroj se edhe psikologia e Big Brother e ka sqaruar, sepse nuk quhet përndjekje. »