Heidit apo Meritonit?/ Ja mes kujt luhet çmimi i madh sipas Isli Islamit

Teksa mbrëmjen e sotme ka qenë në një intervistë për ‘Big Brother Radio’, Isli Islami ka analizuar lojën e banorëve të formatit dhe ngjarjet e ndodhura së fundmi aty.

I pyetur se cili do të shkojë në finale, Isli u shpreh se për të janë 5 konkurrentë. “Unë mendoj që finalja do të ndahet mes Eglës, Julit, Romeo, Heidit, Meritonit.”– u shpreh ai.

Sakaq më tej shtoi se Meritoni del ose i pari ose i dyti dhe Heidi poashtu, pra finalja luhet mes këtyre dy personazheve.

“Unë mendoj që publiku ka të preferuarit e tyre. por për t’i grumbulluar e për të fituar njëri, është ende herët. Heidi ka mbështetje, ka një lloj ëmbëlsie edhe në debate. Romeo ka fansat e tij. Egla është virale në TikTok. Unë mendoj që finalja do të ndahet mes Eglës, Julit, Romeo, Heidit, Meritonit. Unë mendoj këta të pestë. Për mua Meritoni del o i pari o i dytë dhe Heidi poashtu. Pra do luhet mes atyre të dyve. Mendoj që Meritoni ka goxha fansa. Ka luajtur aty thuajse 100%.”- u shpreh ai.


Shtuar 2.05.2024 00:05