Një 58 vjeçar në Prrenjas, i identifikuar si Xh.D, dyshohet se është mbytur në rezervuar. Denoncimi është bërë nga kushëriri i tij Y.M i cili rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, ka telefonuar në polici për të treguar se ai dhe familjarë të tjerë, kishin gjetur veshjet dhe biçikletën e 58-vjeçarit jashtë rezervuarit.
58-vjeçari, ishte larguar nga banesa që prej mëngjesit të ditës së djeshme (24 prill).
Ndërkohë në vendngjarje, kanë mbërritur polumbarët e RENEA-s të cilët së bashku me familjarët po kryejnë kërkimet për gjetjen e trupit të 58 vjeçarit.