Sociologu i njohur Zyhdi Dervishi, gjatë një interviste televizive, ka komentuar draftin për abortet dhe nënat surrogate, ku është shprehur se kjo është një fatkeqësi për shoqërinë shqiptare, ku sipas tij, numri i lindjeve do ulet edhe më shumë.
Për sociologun Zyhdi Dervishi, nisma e qeverisë për abortet dhe nënat surrogate përkon me nismat që po ndërmerren së fundmi në Evropë dhe më gjerë në hapësirën perëndimore.
Teksa ishte i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, Dervishi theksoi gjithashtu, se kjo është një dramëse e parë në kontekstin shqiptar, kjo është një fatkeqësi e madhe për shoqërinë shqiptare e cila po përballet prej vitesh edhe me rënien e numrit të popullsisë.
“Kjo është një dramë dhe dhunë e shumëfishtë. Nëse një vajzë apo një grua nuk dëshiron që të bëhet nënë por i ka të gjitha mundësitë për t’u bërë nënë, e zgjedh vetë këtë, kjo është një dëshirë e saj.
Kurse në shoqërinë shqiptare shumë nëna jetojnë në stres të madh, sepse shumë prej tyre nuk kanë mundësi të lindin dhe të rrisin fëmijë të shëndetshëm, të paktën në kushtet optimale.
Kështu që në këtë aspekt, unë e quaj fatkeqësi për shoqërinë shqiptare uljen e numrit të lindjeve”, theksoi sociologu, Zyhdi Dervishi.