20 mijë € borxh tek një pikë lloto, përplasja në burg Bajri-Tafilaj. Kërkesa e Bajrit për therje me thikë

Një shumë prej 20 mijë euro borgj, është bërë shkak për lindjen e një konflikti gjakatar, me dy njërëzve të botës së krimit, Behar Bajri dhe Genc Tafilaj, të cilët në vitin 2013 po vuanin dënimin në burgun e Lezhës.

Më parë dy personazhet e botës së krimit nuk njiheshin mes njëri-tjetrit, por njohja e tyre ndodhi brenda ambjenteve të burgut të Lezhës, ku ishte Behar Bajri që kërkonte ndihmën e Genci Tafilaj.

Ndërmjetësues për këtë njohje ishte bërë Admir Tafilaj, i dënuar me burg përjetë për vrasjen e Arben Zylyftarit në Shkodër dhe vëllai i Genci Tafilajt, i cili kishte kërkuar që Genci ta ndihmonte Beharin për një punë.

Në dosjen hetimore “Metamorfoza” të siguruar nga “Ora News” thuhet se veç Admir Tafilaj, ndërmjetës për këtë takim ishte bërë dhe Dorian Duli, një personazh i botës së krimit që ishte në listën për tu vrarë nga Behar Bajri.

Kërkesa për ndihmë e Bajrit konsistonte në hapjen e një pike bastesh në qytetin e Shkodrës, dhe këtë pikë ai ta menaxhonte nga burgu, ndërsa në teren do ishin njerëzit e tij.

Tafilaj po nga qelitë e burgut të Lezhës ka arritur ta ndihmojë Bajrin për hapjen e kësaj pike, por me kalimin e kohës njerëzit e Behar Bajrit, ishin zhytur 20 mijë euro borxh.

Kjo shumë duhej të kthehej dhe për ketë sasi euro Behar Bajri nuk përgjigjej, duke u shmangur, çka solli përplasjen brenda në burg të Tafilajt dhe Behar Bajrit.

Të dy palët edhe pse qëndronin në të njëjtin burg, i rruheshin njëri-tjetrit pasi kishin planifikuar sulme fizike.

Madje sipas Genci Tafilaj, Behari kishte hapur fjalë në burg se ishte gati të paguante shuma parash për ta therur me thikë Tafilaj.

Për shkak të kësaj situate dhe informacioneve që kanë shkuar deri në vesh të Drejtuesve të burgut, është marë vendimi për transferimin e tyre në burgje të tjera, duke shmangur këtë përplasje mes dy Shkodranëve që po vuanin dënimin.

Këtë deklarim Genci Tafilaj, e ka dhënë para oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit në 9 Prill 2024, duke shpjeguar arsyen kryesore se pse Behar Bajri i kishte marë inat dhe donte të vriste Tafilaj, Dorian Dulin dhe Ibrahim Licin.

Në dëshminë e tij Genci Tafilaj s’qaron se:
“…dua të them se unë këtë person Behar Brajoviq alias Bajri nuk e kam njohur kur kam qenë i lire.

Por kam rënë në kontakt me të nëpërmjet vëllait tim Admir Tafilaj kur Behari është arrestuar dhe e kam takuar në ambjentet e burgut të Lezhës.

Mbaj mend që ka qenë viti 2012-2013 dhe për shkak të njohjes që më kishte krijuar vëllai im Admiri me Beharin, unë kam kontaktuar me këtë person, i cili më ka kërkuar një favor me qëllim që ta ndihmoj që të hapte një pikë lojrash fati në qytetin e Shkodrës…”.

Më tej Tafilaj shton se:
“…ndërmjetës për hapjen e kësaj pike lojrash fati ka qenë edhe shoku im, Dorian Duli. Gjatë qendrimit në burg mua nuk më pëlqente shumë sjellja e Behar Brajoviq për shkak se ishte ngatresaxhi me mua dhe me persona të tjerë.

I kam kërkuar edhe vëllai tim Admirit, që mos ta afronte më këtë person….”.

Ftohja e parë me Behar Bajrin ka filluar ndërkohë që ata ishin në burg sepse tek pika e lojrave të fatit që Tafilaj e kishte ndihmuar të hapte, njerëzit e Beharit ishin futur borxh rreth 20 mijë euro dhe ai nuk përgjigjej për ti kthyer këto para.

“…për negociatat e marrjes së shumës 20 000 euro është futur edhe shoku im Dorian Duli.

Madje Behari ishte treguar fodull karshi meje kur Admiri dhe unë i kërkuam që të kthente paratë.

Për këtë arsye unë kam dashur të konfliktohem fizikisht me të në burg, por nuk e kam bërë.

Kishte dalë llafi që doja të konfliktohesha dhe na kanë transferuar të dyve në burgje të tjerë.

Mbaj mend që ai kishte nxjerrë fjalë nëpër burg që paguante shumë parash për të më therur mua.

Mbaj mend që Behari ka ndërhyrë më njohjet e tij që të mos më realizohej dalja nga burgu me kusht dhe më kanë transferuar disa herë në burgje të ndryshme për shkakun e tij…”-ka treguar në SPAK Genci Tafilaj.

Para oficerëve të BKH-së, Tafilaj ka shpjeguar se: “…dyshoj që këto sulme të Beharit në drejtimin tim kanë ardhur për shkak se unë e kam sulmuar në ambjentet e burgut siç shpjegova dhe më lart dhe ai duke e mbajtur veten si person të rëndësishëm kërkonte të hakmerrej…”.

Më tej Tafilaj ka treguar se është lidhje shoqërore me Dorian Dulin, me të cilin jam njohur në vitin 2001 në burg dhe kanë krijuar miqësinë e tyre duke e ruajtur ende dhe sot.

“…për shkak të miqësisë time me Dorian Dulin, kam mësuar edhe për faktin që Behari kërkonte të dëmtonte edhe Dorian Dulin vetëm sepse ishte lidhje e imja…”-thotë Tafilaj.


Shtuar 22.04.2024 12:46