Rasti i vdekjes së një vajze të vogël, e cila kishte rënë viktimë e rrëmbimit nga babai i saj, ka shkaktuar trishtim të madh në Spanjë. Vogëlushja 6-vjeçare u gjet e pajetë rreth 900 metra nën detin Tenerife në Spanjë, thotë policia spanjolle.
Trupi i Olivia Jimeno u gjet në një çantë shpine sportive në thellësi të detit lidhur në një spirancë. Nërsa për motrën e Olivias, e cila gjithashtu u rrëmbye nga i ati, akoma nuk ka asnjë gjurmë se ku mund të jetë.
Përsa i përket babait ai është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk ka lënë asnjë gjurmë.
Rasti ka tronditur të gjithë Spanjën, edhe kryeministrin e vendit, Pedro Sanchez, i cili ka dërguar një mesazh ngushëllimi për nënën e vogëlushes./albeu.com