EMRAT/ Ishin shpallur në kërkim nga policia, arrestohen tre persona në Fier

Policia ka arrestuar tre persona në Fier për vepra penale të ndryshme ku dy prej tyre ishin në kërkim. 35-vjeçari Eriol Ndoni është arrestuar pasi është dënuar nga Gjykata e Lushnjes për përvetësim të parave dhe mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

36-vjeçari Orial Murati po ashtu në kërkim, është arrestuar pasi është dënuar nga Gjykata e Fierit me dy muaj burg për kanosje. Në flagrancë është arrestuar 24-vjeçari A.S pasi ka thyer arrestin shtëpiak.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë, Fier:

1 – Ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim Eriol Ndoni, 35 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Lushnjës e ka dënuar me 1 vit e 2 muaj burgim, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

2 – Ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim Orial Murati, 36 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Kanosja”.

3 – Arrestoi në flagrancë shtetasin A. S., 24 vjeç, banues në fshatin Graçan, Mallakastër, pasi është kapur në lëvizje, në Ballsh, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar ndaj tij, nga Gjykata.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier


Shtuar 20.04.2024 16:44

Tags: