Rreth orës 02:05, të mëngjesit të sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të tunelit të Murrizit.
Sipas uniformave blu, është gjetur i varur në afërsi të tunelit të Murrizit një 39-vjeçar.
Bëhet me dije se; trupi i pajetë i shtetasit me inicialet V. C.,u gjet rreth orës 02:05.
“Më datë 18.04.2024, në afërsi të tunelit të Murrizit, rreth orës 02:05, është vetëvarur në një pemë, shtetasi V. C., 39-vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.