Ndërron jetë nëna e të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë Zyrafete Lajqi, nëna e Edmond Lajqit i cili ndodhet në paraburgim për shkak të dyshimit se të martën vrau bashkëshorten e tij Gjyljeta Ukella.

Telegrafi ka mësuar se nëna e tij ishte e shtrirë në spital për shkak të një sëmundje të rëndë.

Motivet e vrasjes nuk janë zbardhur ende.

Ndërkaq Gjykata Themelore ka njoftuar se i njëjti mund të dënohet me së paku 10 vite burgim ose me burgim të përjetshëm.


Shtuar 17.04.2024 13:03