Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Asamblesë Kombëtare, e cila votoi PRO që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës.
Berisha e ka quajtur moment historik votimin dhe realizim të një ëndrre fisnike të presidentit Ibrahim Rugova.
Berisha: Sonte dua të përshëndes në emër tuaj dhe të PD, një ngjarje historike për Kosovën dhe kombin. Sot, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës votoi me mbi dy të tretat e të pranishmëve për Kosovën anëtare të Këshillit të Europës. Për Kosovën e lirë dhe të pavarur.
Të dashur miq, kjo është një arritje historike, është realizimi i një ëndrre fisnike të madhe të presidentit Ibrahim Rugova. Realizimi i një ëndrre të mijëra e mijëra vajzave dhe djemve të Kosovës që ranë për t’u bërë të pavdekshëm për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe evropiane.
Votimin e ka përshëndetur edhe presidenti Begaj dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Në një postim në Facebook, Begaj shkruan se tashmë pritet edhe votimi final, për të përcaktuar edhe momentin për të festuar.
Begaj: Përshëndes vendimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE). Falenderoj të gjithë ata që kanë punuar dhe kanë mbështetur kërkesën e drejtë të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Tashmë pritet vetëm hapi final në maj, i cili shënon edhe mometin e merituar për të festuar.
Përmes një postimi në platformën X, ministri Hasani thotë se zhvillimi i fundit është një hap vendimtar drejt një bashkëpunimi më të madh, stabilitetit dhe prosperitetit për popullin e Kosovës.
“Një tjetër moment historik për Kosovën. Rekomandimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës është një njohje e progresit dhe potencialit të saj. Është një hap vendimtar drejt rritjes së bashkëpunimit, stabilitetit dhe prosperitetit për popullin e Kosovës. Është një dëshmi e përkushtimit të Kosovës ndaj vlerave evropiane. Hapi tjetër: Komiteti i Ministrave”, shkruan ministri.
Another milestone for Kosova ✅ 👏
The recommendation of the Parliamentary Assembly of the Council of Europe @PACE_News for Kosova’s membership is a recognition of its progress and potential.
It’s a crucial step towards greater cooperation, stability, and prosperity for the…
— Igli Hasani (@IgliHasani) April 16, 2024