Aksident i dyfishtë në aksin Fushë Krujë-Vorë, 3 persona mbeten të plagosur!

Një aksident automobilistik është regjistruar në aksin Fushë Krujë-Vorë, afër vendit te quajtur Ura Gjole.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetra, teksa kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Mësohet se njëri prej të plagosurve është dërguar në Spitalin e Traumës.

Mendohet se shkak i aksidentit është lagështira ne rrugë. Ndërkaq, policia ndodhet në vendngjarje.


Shtuar 16.04.2024 20:45