E lodhur nga photoshopi! Bebe Rexha fiton zemrat e të gjithëve me video pa asnjë filtër

Personazhet e famshëm janë ata që kanë më shumë komplekse me pamjen e tyre, duke qenë se publiku pret që t’i shohë gjithmonë në formë perfekte. Pjesa më e madhe e tyre ndërhyjnë në foto përmes photoshopit apo filtrave dhe ata që guxojnë të dalin pa asnjë lloj filtri numërohen me gishtat e njërës dorë.

Një ndër to është edhe Bebe Rexha, e cila ka publikuar sot një video për të treguar si është në realitet. Në video ajo shihet me rrathë të zinj poshtë syve, me bark me pala, diçka tepër e zakonshme për njerëzit e thjeshtë.

Jam shumë e lodhur nga photoshopi”, ka shkruar Bebe përkrah videos, duke thyer çdo lloj tabuje për shfaqje të tilla në rrjete sociale.

 

 

Këngëtarja shqiptare ka marrë qindra komplimente që është zhveshur nga të gjitha komplekset dhe ka treguar si është realiteti i saj. Në fakt të gjithë do t’i mirëprisnin të tilla video nga personazhet e famshëm, duke qenë se kemi kaq shumë nevojë t’i kthehemi të vërtetës dhe të lëmë pas maskimet e bukura të rrjeteve sociale.

Kujtojmë se Bebe Rexha ka folur gjithmonë hapur për format e saj trupore, për të cilat shpesh ka rënë pre e paragjykimeve. Së fundmi ajo dha dhe një mesazh me vlerë për të gjithë njerëzit, që duhet ta duan trupin e tyre në çdo lloj forme.

“Sa më shumë përpiqesha të isha e dobët si ato yjet e popit, me të cilat jam rritur ose me ato që shikoj tani, nuk mund ta bëja në një mënyrë natyrale apo të shëndetshme. Më pëlqen të ha. Stërvitem. Pi ujë. Bëj më të mirën time. Ndjek ritmin e trupit tim. Edhe pse ndonjëherë bëhet e vështirë gjithmonë tregoj dashurinë për trupin ti. Çdo trup është i bukur”, shkroi Bebe.


Shtuar 19.03.2021 11:13