Meta paralajmëron për herë të parë konferencë pas vendimit të shkarkimit të tij

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar për herë të parë konferencë për mediat pas vendimit të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë për shkarkimin e tij nga posti që mban aktualisht.

Meta ka njoftuar se do të mbahet një konferencë për mediat në orën 13:00 në institucionin e presidentit. Pritet që të komentojë në lidhje me vendimin e marrë nga Kuvendi për shkarkimin e tij.

Meta u shkarkua nga Kuvendi me 104 vota pro, 7 kundër dhe 36 abstenim, ndërsa fjalën e fundit do e thotë Gjykata Kushtetuese.


Shtuar 11.06.2021 09:43